Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, ka nisur pushimet prej disa ditësh së bashku me partnerin e saj, Adis Patushin.
Dhe si destinacion të këtij pushimi ka zgjedhur një nga resortet luksoze në shtetin turk, gjegjësisht në Antalya.
Ndërkohë që po argëtohet në masë të madhe bashkë me të dashurin, ajo nuk ka munguar me disa poza atraktive.
Një fotografi nga pushimet nuk e ka anashkaluar edhe partneri i saj, i cili po ashtu tashmë është bërë një fytyrë publike falë artistes nga Ferizaj.
Fraza e këngëtares ‘Më fal që nuk e kam ruajtur veten vetëm për ty’ ngjalli shumë reagime, ndonëse u konsiderua si ofendim për vajzat.
© SYRI.net