Zbulohet shkaku i shtrimit në spital të Travis Barker, ja nga cila sëmundje vuan ai

Zbulohet shkaku i shtrimit në spital të Travis Barker, ja nga cila sëmundje vuan ai

22:23, 29/06/2022

Travis Barker ka të gjithë mbështetjen e miqve dhe familjes pas lajmeve të fundit për shtrimin e tij në spital. Tani është raportuar nga “TMZ” se muzikanti vuan nga pankreatiti dhe mjekët besojnë se është shkaktuar nga një kolonoskopi e bërë së fundmi nga Barker.

Image

Gjithashtu u zbulua se shtrimi në spital të martën ishte rezultat i një inflamacioni të pankreasit, i cili mund të shkaktojë dhimbje të forta stomaku, madje edhe të përziera.

Kourtney Kardashian dhe Travis u fotografuan teksa hynin në spital, me këngëtarin e shtruar në barelë dhe Kourtney duke ecur pas tij, ndërsa stafi mjekësor e ndihmonte.

Këngëtari u dërgua me ambulancë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos, me vajzën e tij 16-vjeçare Alabama Barker që qëndronte pranë tij.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco