Fedez i bën dedikimin emocionues gjatë koncertit, përlotet Chiara Ferragni

Fedez i bën dedikimin emocionues gjatë koncertit, përlotet Chiara Ferragni

21:58, 29/06/2022

“Falënderoj personin më të rëndësishëm që ka qenë pranë meje dhe që është gruaja ime. Të dua shumë“. Këto janë fjalët që Fedez i dedikoi nga skena e koncertit në Piazza Duomo të Milanos bashkëshortes së tij, fjalë të shprehura duke kërkuar në mes të turmës sytë e Chiara Ferragni-t, e cila u përlot.

Reperi, organizator i eventit të madh që kishte si objektiv mbledhjen e fondeve për fëmijët e shoqatës ‘Tog’, ka dashur t’i kushtojë fjalë falenderimi edhe mjekëve që e operuan në mars, pasi u diagnostikua me kancer në pankreas.

Një operacion që u zgjidh në mënyrën më të mirë dhe që këngëtari donte ta kujtonte para mbi 20 mijë fansave.

“Falënderoj mjekët dhe një mjek në veçanti që më shpëtoi jetën”, -shtoi Fedez. Më pas ai i kushtoi edhe disa fjalë nënës së tij: “Sot mbërrita këtu, pashë nënën time në prapaskenë. Prindërit dhe unë nuk jemi emocionalë, por përqafimi që më dha nëna ia vlen të gjitha.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco