‘Plastë syri i keq e gojët e liga!’ Nuk ka paqe mes Fifit dhe Zhaklin Lekatrit

‘Plastë syri i keq e gojët e liga!’ Nuk ka paqe mes Fifit dhe Zhaklin Lekatrit

07:55, 29/06/2022

Gjithçka nisi pas statusit të Fifit ku i kërkonte falje të dashurit të saj, Adis Patushit, se nuk është “ruajtur për të.”

E para që reagoi në lidhje me statusin që Fifi publikoi gjatë javës së kaluar, ishte blogerja Zhaklin Lekatari, e cila është shprehur se u ndje e ‘neveritur’ nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë për partnerin e saj. Kjo e fundit vendosi ta risjellë në vëmendje përmes një tjetër statusi në rrjetet sociale.

Në statusin e saj në Instagram, Zhaklina shkruan se duke qenë se liria e Fifit për të thënë traplliqe, cënon të drejtat e vajzave dhe grave, atëherë nuk është e lirë të flasë. Por ka ardhur edhe reagimi i vetë Fifit, e cila ka rispostuar një foto me Adisin në llogarinë e saj në rrjetin social.

“Plastë syri i keq e gojët e liga”- shkruan Fifi, duke shtuar disa herë “Të dua.”Ndërkohë Zhaklina në statusin e saj përmend edhe Dalina Buzin që thotë se bashkë me Fifin e çdo grua tjetër që e mendon veten si objekt, nuk duhet të rrisin stigmën dhe standartet e dyfishta duke burgous sipas saj vajzat dhe gratë.

I gjithë debati nisi nga një status i Fifit në Instagram e cila shkruante për partnerin e saj Adis Patushin se “M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”. Pas gjithë bujës, këngëtarja realizoi një video-live në Instagram për të sqaruar gjithë zhurmën e krijuar në rrjet pas deklaratës së saj dhe përplasjen me Zhaklin Lekatarin. Në reagimin e saj këngëtarja u shfaq e përlotur duke thënë se nuk ka asnjë gabim të jetë në lidhje me një burrë të martuar dhe me fëmijë. Duke e konsideruar kundërpërgjigjen e Zhaklinës si përpjekje për vëmendje Fifi tha se me deklaratën e saj nuk i ka bërë thirrje vajzave të tjera, thjesht ka shprehur dashurinë e saj ndaj partnerit të saj./noa/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco