'A je gati për…' / Noizy publikon mesazhet private me Loredanën

'A je gati për…' / Noizy publikon mesazhet private me Loredanën

20:42, 16/06/2022

Rigels Rajku i njohur nga të gjithë si Noizy, ka qenë qendra e vëmendjes për ditë me rradhë për shkak të sherrit të bujshëm me Kleviol Ahmetin.

Mirëpo situata tashmë është më e qetë dhe këtë gjë e ka treguar vetë reperi, i cili ka qenë shumë aktiv në Instagram. Përmes postimeve ai ka treguar se është i fokusuar tek projektet dhe bashkëpunimet e reja.

Image

Pasi publikoi bashkëpunimin me këngëtarin Yll Limani, Noizy ka gati një tjetër bashkëpunim, kësaj here me një repere. Bëhet fjalë për Loredana Zefin, ku dyshja paralajmëruan pak ditë më parë “shkatërrim” me duetin e tyre.

Image

Së fundmi Noizy ka publikuar edhe disa mesazhe private me Loredanën në Whats’app, ku ai e fton reperen të shkojë në Prishtinë për një takim me fansat. Në mesazhe duket se dy reperët gëzojë një raport të mirë, ndërsa po përgatiten për publikimin e këngës mesnatën e sotme.

Biseda:

Noizy: O bish ku je? A je gati për sonte?

Loredana: Ja duke marrë rreze mes Zyrihut. Gati! Ku je ti?

Noizy: Prishtinë duke u relaksuar. Sonte kam mbledhur fansat mes Prishtinës që të takohem me to për qejf nga ora 21:00. Hajde a po vjen?

Loredana: Prit ta shoh a ka aeroplan… Paska, 20:00 arrij në Prishtinë. Eja më merr

Noizy: Oh sh*t, shihemii

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco