'Kërkesa u politizua', Sunny Hill anulohet në Prishtinë, do të mbahet në Tiranë

'Kërkesa u politizua', Sunny Hill anulohet në Prishtinë, do të mbahet në Tiranë

18:08, 14/06/2022

Sunny Hill nuk do të mbahet në Prishtinë, dhe për këtë, organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit. 

Festivali, siç mëson Express, do të mbahet në Tiranë.

Festivali “Sunny Hill”, që ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, ka dështuar. 

Gazeta merr vesh se kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve.

Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, mësohet se Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” nuk do ta mbajë në Prishtinë.

Gazeta mëson se festivali pritet tash të mbahet në Tiranë.

Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco