Duke shijuar muajin e mjaltit, Kourtney Kardashian dhe partneri i saj fotografohen në rrugët e Milanos

Duke shijuar muajin e mjaltit, Kourtney Kardashian dhe partneri i saj fotografohen në rrugët e Milanos

21:09, 26/05/2022

Disa ditë më parë Kourtney Kardashian dhe Travis Barker celebruan martesën e tyre të mahnitshme nga Dolce & Gabanna në Portofino, Itali.

Dhe pas dasmës vjen muaji i mjaltit sigurisht. Çifti janë parë teksa shëtisin në rrugët e Milanos ku dukeshin të dashuruar si kurrë më parë, teksa ecnin të kapur për dore.

43- vjeçarja dhe bateristi i Blink-182, shijuan një vizitë në Piazza Duomo të shoqëruar nga fëmija i Travis, Alabama dhe Atiana De La Hoya.

Image

Kourtney  kishte veshur një bluzë të zezë të hapur me dantella dhe pantallona të zeza, të cilat ajo i veshi me një rrip të zi me thumba. Ajo e kompletoi veshjen me jë palë taka të zeza një çantë të zezë katrore.

Ylli i Kardashians theksoi tiparet e saj me një grim të lehtë dhe kishte vendosur një palë syze dielli të zeza.

Ndërs Travis kishte veshur xhinse të zeza dhe një T-shirt me slogan, të cilën e bashkoi me një palë këpucë të zeza të trasha.

Ai tregoi figurën e tij  plot tatuazhe  në pamjen e tij elegante, të cilën e kishte aksesuar me një gjerdan të trashë me zinxhir argjendi dhe syze dielli të zeza.

Fëmijët e Kourtney nuk dukeshin të pranishëm pasi u bashkuan me familjen pas martesës në Portofino.

Image

Kourtney dhe Travis u martuan ligjërisht në një gjykatë në Santa Barbara javën e kaluar pas martesës së tyre jozyrtare pas Grammy në Los Angeles.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco