Ylli hollivudian bëhet nënë për herë të parë

Ylli hollivudian bëhet nënë për herë të parë

12:48, 21/04/2022

Jennifer Lawrence është bërë nënë.

Ylli hollivudian ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, gjinia e të cilit nuk është bërë akoma e ditur.

Ylli i filmit “The Don’t Look Up” është e martuar me Cooke Maroneyn. Shtatzënia e aktores 31-vjeçare u bë e ditur në shtator të vitit 2021.

Ajo dhe Maroney janë të lidhur që nga viti 2018, ndërkohë që në shkurt të vitit 2019 ata u fejuan.

Duke folur për mëmësinë, Lawrence ka thënë në dhjetor për “Vanity Fair” se ajo shpreson ta mbrojë sa më shumë “privatësinë” e fëmijës së saj.

Një burim i afërt me aktoren tha më parë për “People” se Lawrence po “priste me padurim” të bëhej nënë.

Jen donte një familje për një kohë të gjatë dhe gjeti një bashkëshort ideal, të cilin e donte, e respektonte dhe i pëlqente të ishte pranë tij. Ajo e do jetën bashkëshortore dhe ata kanë një bazë të fortë për një fëmijë. Ajo është shumë e lumtur dhe mezi pret të bëhet nënë”, ka thënë burimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco