Meghan Markle heq pallton e shtrenjt dhe ia dhuron një nëne që mbante në duar një foshnje të porsalindur

Meghan Markle heq pallton e shtrenjt dhe ia dhuron një nëne që mbante në duar një foshnje të porsalindur

23:25, 16/04/2022

Meghan Markle i ka lënë të gjithë pa fjalë me gjestin që ka bërë së fundmi. Dukesha e Sussex ka hequr pallton e saj dhe ia ka dhënë një nëne që mbante në duar një foshnjë të porsalindur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa ajo ecte në tapetin e verdhë në Lojërat Invictus”.

“Daily Mail” shkruan se 40-vjeçarja mbante veshur një xhaketë që kushtonte 2,100 paund, të cilën e kombinoi me pantallona me bel të lartë që kushtonin 1,100 £ nga marka italiane “Valentino” për pritjen e miqve dhe familjes, ndërsa iu bashkua Princit Harry në Hagë dje.

Detaji që u bë viral menjëherë/ Meghan Markle heq pallton 3

Sakaq,çiftit iu bashkuan konkurrentët në hyrjen e tyre në tapetin e verdhë, duke përfshirë konkurrentin e basketbollit me rrota dhe veteranin e marinës Fenna Guegjes nga ekipi holandez së bashku me gruan e tij Bertine Schuurhuis.

Kjo e fundit mbante vajzën e tyre të re të quajtur Liva. E shqetësuar për rënien e temperaturës, Meghan i dha nënës së re pallton e saj “Max Mara” prej 3080 paund, të cilën ajo e kishte veshur mbi kostumin e bardhë Valentino prej 32000 £.

Më pas Dukesha e Sussex vendosi pallton rreth Bertines, e cila mbante vajzën e saj në pjesën e përparme me një karrocë për fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco