Si në përralla! Brenda dasmës 3.5 milionë dollarë të djalit të David Beckham

Si në përralla! Brenda dasmës 3.5 milionë dollarë të djalit të David Beckham

11:58, 11/04/2022

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz i kanë dhënë fund beqarisë.

Ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

 

Djali i David dhe Victoria Beckham dhe vajza e milionerit, Nelson Peltz dhe ish-modeles Claudia Heffner, u betuan për dashuri të përjetshme në vilën luksoze Palm Beach në pronësi të familjes së nuses.

Dasma ishte luksoze dhe madhështore, ku nuk munguan të ftuar nga personazhet e njohur të ekranit.

 

Mediat e huaja shkruajnë se ceremonia u mbajt me një hit hebre në vilën e mrekullueshme 93 milionë dollarësh me pamje nga deti.

Brooklyn zgjodhi vëllezërit Romeo dhe Cruz si dëshmitarë dhe ata e interpretuan rolin e tyre në mënyrën më të mirë, të veshur elegante me smoking të zi.

 

Nga ana tjetër Harper, motra e vogël e dhëndrit, ishte shoqëruesja e Nicola-s.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan të bukur të bardhë me tullumbace dhe me një kurorë me lule në kokë.

 

Ndërsa babai i dhëndrit ishte shumë i emocionuar, i buzëqeshur dhe i veshur smoking. Mamaja Brooklyn u fotografua teksa ecte dorë për dore me bashkëshortin e saj, ku shfaqej shumë seksi, elegante, me një fustan të gjatë argjendi.

 

Teksa paparacët nuk arritën të realizonin shumë foto nga kjo dasmë luksoze prej 3.5 milionë dollarë, kanë qenë vetë nusja dhe dhëndri që kanë ndarë me ndjekësit më shumë imazhe nga dita e tyre e madhe.

Këtë të hënë, çifti më i komentuar i momentit në showbiz-in botëror ka vendosur që të postojë disa nga fotografitë më të bukura, të shkrepura nga fotografi britanik i “Vogue”, German Larkin”.

 

Ndërkohë mes të ftuarve nuk ka kaluar pa u vënë re Serena Williams, Venus Williams, Eva Longoria, Gordon Ramsay, një mik i ngushtë i familjes Beckham, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Tana.

Harry dhe Meghan Markle munguan në këtë ceremoni dhe nuk u përfshinë as në listën e të ftuarve, sipas burimeve (për besnikëri ndaj William dhe Kate, sipas asaj që përflitet).

 

Shumë pak foto janë realizuar nga paparacët për bashkëshortët e rinj. Në fotot pas perdeve duket vetëm silueta e Nicola-S me vello në kokë dhe Brooklyn-in duke qëndruar përballë saj.

Momenti i po-së ishte shumë emocionues, por ajo që do të vijë më pas me siguri do të jetë më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco