Këngëtares i grisen pantallonat gjatë performancës

Këngëtares i grisen pantallonat gjatë performancës

13:10, 29/03/2022

Katy Perry u përball me një situatë aspak të këndëshme në episodin e ri të “American Idol”.

Ylli 37-vjeçar i muzikës pop kishte veshur një palë pantallona lëkure dhe një bluzë me printe kafshësh.

Ajo po performonte hitin e saj të vitit 2010 “Teenage Dream” me kolegët e saj të jurisë, Lionel Richie dhe Luke Bryan.

Pepole siguroi një klip ekskluziv të episodit të së hënës mbrëma, i cili zbuloi fatkeqësinë.

Katy u përkul ndërsa këndonte tekstin, dhe ishte pikërisht ky momenti kur pantallonat e saj të ngushta u grisën.

Katy kërkoi ndihmë nga anëtarët e skuadrës, të cilët erdhën për të ndihmuar yllin për të mbuluar zonën e saj të ekspozuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco