Kylie ia ndryshoi emrin djalit 2 muaj pas lindjes por këtë e kanë bërë para saj edhe disa të famshëm të tjerë

Kylie ia ndryshoi emrin djalit 2 muaj pas lindjes por këtë e kanë bërë para saj edhe disa të famshëm të tjerë

10:59, 29/03/2022

Dy muaj pasi erdhi në jetë, Kylie Jenner përmes rrjeteve sociale zbuloi se djali i saj nuk quhet më Wolf.

Ajo tha se thjesht nuk i përshtatej duke mos zbuluar emrin e ri.

Kjo bëri bujë të madhe në media dhe të shumtë ishin ata që e kritikuan por Kylie nuk është e para që e ka bërë një gjë të tillë.

Më poshtë shihni të famshmit që ua ndërruan emrat fëmijëve të tyre pas lindjes.

Grimes dhe Elon Musk

Musk filloi të takohej me këngëtaren Grimes në maj 2018. Ajo lindi djalin e tyre , X AE A-XII, në maj 2020. X tani është 1 vjeç. X fillimisht u quajt X Æ A-12, por “Æ” dhe “12” shkelën ligjin e Kalifornisë duke mos qenë pjesë e alfabetit anglez, duke i detyruar prindërit e tij t’i ndryshojnë emrin.

Doug Hehner dhe Jamie Otis

“Në momentin që patëm djalin tonë, në momentin kur ai doli, unë e shikova dhe gati e quajta Hendrix,” zbuloi alumi i Bachelor në një video në YouTube në maj 2020. “Ky ishte një emër kryesor për të, por ne e emëruam atë Hayes përpara se ta takonim”.

[Si po mbajnë njërzit në kontroll imunitetin në këtë kohë Covid]
mjekesia.comRekomanduar nga boost.alSi po mbajnë njërzit në kontroll imunitetin në këtë kohë Covid

Burri i saj tregoi në atë kohë: “Është tani zyrtarisht Hendrix. Ne bëmë certifikatën e lindjes, kështu që është zyrtare”.

Caterina Scorsone dhe Rob Giles

Katër muaj pasi njoftoi se emri i vajzës së saj ishte Arwen përmes Instagramit, ylli i Grey’s Anatomy njoftoi se e ndryshuan atë në Lucinda, shkurtimisht ‘Lucky’.”

Tyler Baltierra dhe Catelynn Lowell

Gjatë një episodi të dhjetorit 2018 të Teen Mom OG , çifti zbuloi planet e tyre për ta quajtur vajzën e tyre Tezlee – por në fund shkuan me Vaeda Luma në vend të kësaj.

Amy Schumer dhe Chris Fischer

Komediania dhe bashkëshorti i saj, Chris Fischer, mirëpritën djalin e tyre, Gene Attell, në maj 2019.

Deri në prill 2020, dyshja i kishte dhënë vogëlushit një emër të ri të mesëm. “Emri i foshnjës sonë është ndryshuar zyrtarisht”, tha Schumer gjatë një episodi të podcast-it “Amy Schumer Presents: 3 Girls, 1 Keith”. “Tani është Gene David Fischer. Ishte Gene Attell Fischer, por ne kuptuam se rastësisht e quajtëm djalin tonë ‘gjenital’”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco