Pas ndarjes, Beatrix nuk ka më besim te askush dhe e tha vetë

Pas ndarjes, Beatrix nuk ka më besim te askush dhe e tha vetë

09:08, 29/03/2022

Pak javë më parë Beatrix tregoi përmes disa postimeve në Instastory se ka bërë 3 tatuazhe të reja. Dy prej tyre i ka bërë në parakrah dhe vendosi t’ua tregonte dhe fansave po atë ditë.

Tatuazhi i parë ishte ”Wildcat (Mace e egër)” dhe sipër saj një zjarr.

Në mediat online u hodhën dyshime se të dyja mund të lidhen ngushtë me Donaldin.

2.”Zjarri” ka 2 arsye: “Luaj me zjarr” është një pjesë e tekstit të këngës që Beatrix i dedikoi Donaldit dhe “Fire on fire” është kënga që Donaldi i dedikoi Beatrixës në 14 shkurt në ditën e të dashuruarve teksa ndodhej brenda BBV.

Por vetëm së fundmi, Trixa ka vendosur të ndajë me ndjekësit edhe tatuazhin e tretë, me anë të një fotoje ku ajo shihet e mërzitur dhe tregon dorën e saj të djathë ku duket edhe tatuazhi.

“Trust no one”, (mos i beso askujt)- shkruhet në dorën e këngëtares dhe ky mor si një tjetër dedikim kundrejt Donaldit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco