Dalin pamjet, cka i tha Will Smith komedianit Chris Rock pas shuplakës

Dalin pamjet, cka i tha Will Smith komedianit Chris Rock pas shuplakës

12:21, 28/03/2022

Dalin pamjet, cka i tha Will Smith komedianit Chris Rock pas shuplakës

Në ngjarjen më të rëndësishme të filmit, në Oscars, aktori Will Smith e ka goditur me shuplakë në fytyrë komedianin Chris Rock.

Incidenti në skenën e Oscars erdhi pasi Rock bëri një shaka për gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.

Në një video të publikuar në Twitter, dëgjohen fjalët e Will Smith pasi e goditi komedianin Chris Rock.

“Mbaje emrin e gruas sime jashtë gojës tënde të ndyrë”, i thotë Smith, dukshëm i nervozuar.

Shakaja e Rock i referohej pamjes së Jada Pinkett Smith, e cila u paraqit në këtë ngjarje me kokë të rruar.

Pasi Smith e goditi në fytyrë Chris Rock dhe i kërkoi që të mos e përmendte gruan e tij, komendiani tha se “kjo ishte nata më e mirë në historinë e televizionit”.

Smith më pas kërkoi falje, gjatë fjalimit të tij pasi fitoi çmimin për aktorin më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco