VIDEO/ Tre momentet në kontrast me njëra tjetrën të Will Smith që shënjuan ndarjen e çmimeve Oscar

VIDEO/ Tre momentet në kontrast me njëra tjetrën të Will Smith që shënjuan ndarjen e çmimeve Oscar

11:07, 28/03/2022

Shuplaka e Will Smith ndaj komedianit të njohur Chris Rock në skenën e ceremonisë së 94-të të ndarjes së Çmimeve Oscar ishte padyshim një nga pikat kryesore që la gjurmë jo vetëm në eventin e djeshme por edhe në historinë e Akademisë.

Të gjitha mediat ndërkombëtare po transmetojnë pa ndalesë momentin kur Will Smith godet Chris Rock pas shakasë pa kripë që ai bëri për Jada Smith, bashkëshortja e yllit të 'Princi i Bel Air'.

 Chris tha se flokët e rruara të Jada-s janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku Demi Moore rruan kokën.

Pa thënë asgjë dhe dukshëm i mërzitur, Smith u ngrit nga vendi i tij me gjithë sytë nga ai, u ndal përballë humoristit të famshëm amerikan, e goditi me shuplakë në fytyrë dhe u kthye në vendin e tij.

Ndërsa teksa mori çmimin si aktori më i mirë për filmin “The William Method’ ku Smith rual rolin babait të dy tenisteve të njohura Serena dhe Venus Williams i përlotur u shpreh:

''Dua t’i kërkoj falje Akademisë, dashuria të shtyn të bësh gjëra të çmendura. Shpresoj që Akademia të më ftoj sërish në ceremoninë e saj'.

Pavarësisht ngarkesës emocionale dhe lotëve, Smith duket se është relaksuar shumë më vonë gjatë natës, pasi u pa duke kërcyer duke mbajtur Oscar-in e tij në dorë gjatë festës së Vanity Fair.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco