Fytyra Nicole Kidman kur Will Smith godet Chris Rock me shuplakë kthehet në meme

Fytyra Nicole Kidman kur Will Smith godet Chris Rock me shuplakë kthehet në meme

08:09, 28/03/2022

Nicole Kidman është kthyer pa dashje në meme në rrjete sociale pasi William Smith goditi me shuplakë Chris Rock në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmjen e djeshme.

Një foto e aktores 54 vjeçare që dukej e tronditur në ato moment u bë shumë shpjet e virale në Twitter.

‘’Nicole Kidman duhet të fitojë Oscarin për reagimin më të mirë kur Will Smith godeti me shuplakë Chris Rock”, shkroi një përdorues i rrjeteve sociale në Twitter. 

Pas incidentit befasues, '#whatjusthappened' filloi të bëhet trend në Twitter, teksa një përdoures i rrjeteve sociale shkroi: 'Nicole Kidman ishim të gjithë ne në atë moment'.  

“Reagimi i Nicole Kidman kur Will Smith-it goditi Chris Rock është fjalë për fjalë unë duke reaguar ndaj gjithçkaje që më ka ndodhur”, shtoi një tjetër. 

''Reagimi i Nicole Kidman kur Will Smith godet me shuplakë Chris Rock. Një meme e re lindi’ shkruan një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco