'Ëndrrat më sollën këtu'/ Çfarë e çoi Fifin në New York?

'Ëndrrat më sollën këtu'/ Çfarë e çoi Fifin në New York?

17:51, 27/03/2022

Filloreta Raçi-Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të dashura shqiptare.

Këngëtarja edhe gjatë kësaj periudhe ka qenëe angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore në vende të ndryshme të botës.

Së fundmi, Fifi ka udhëtuar drejt Amerikës ku do të performoi për bashkatdhetarët atje në disa koncerte bashkë me këngëtarin tjetër, Yll Limani.

Dhe nga New Yorku nuk kanë munguar as imazhet që Fifi ka sjell për fansat e saj në llogarinë e saj në Instagram.

Disa foto Fifi postoi edhe sot (e diel) teksa shihet e veshur me shumë stil, pantallona të gjerë, këmishë të bardhë, një kapele gri dhe xhaketë të zezë.

Këngëtarja kompletoi dukjen me një qafore të gjatë që ia mbulonte këmishën, ndërsa disa aksesor vendosi edhe në duar dhe gjithashtu një palë vathë në veshë.

“Ëndrrat më sollën këtu”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e imazheve që pranuan komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj.

Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit i artistes është “Hana” që e solli në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco