Dukja e fundit e Era Istrefit me rrobdeshambër ‘Versace’ kushtoi afro 2500 euro

Dukja e fundit e Era Istrefit me rrobdeshambër ‘Versace’ kushtoi afro 2500 euro

13:08, 24/03/2022

Ajo është në përgatitje të projektit të ri muzikor duke qenë se po rikthehet në skenë pas një kohe të gjatë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Era Istrefi, e cila kishte bërë një pauze e tërheqje nga muzika prej afro dy vitesh.

Derisa ka paralajmëruar këngën e re “Bebe”, krijuesja e hitit “Bon Bon” ditë më parë solli disa fotografi atraktive nga një avion privat.

Pikërisht këto imazhe të artistes në ‘Versace’ u komentuan nga faqja e njohur “Shqip Closet”.

Në bazë të faqes, rrobdeshambëri i 27-vjeçares kushtoi 395 euro, pantoflat e markës së njëjtë 340 euro , syzet ‘miu miu’ 255 euro si dhe çanta e vogël e markës ‘Balenciaga’ kap shifrën e 1490 eurove.

Era shquhet për stilin e veçantë dhe këtë e ka dëshmuar në paraqitjet që ka bërë në jetë të përditshme e po ashtu edhe në videoklipe.

Fansat në anën tjetër mezi po presin për kthimin e këngëtares e posaçërisht me një projekt në gjuhën shqipe. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco