'Më mirë një qen shoqe sesa një shoqe qen', merr fund miqësia mes dy konkurrenteve

'Më mirë një qen shoqe sesa një shoqe qen', merr fund miqësia mes dy konkurrenteve

11:10, 24/03/2022

Në puntatën e mbrëmshme të "Për'puthen", ka pasur debate të ndryshme tejet të forta.

Mbrëmë u transmetua takimi mes Alesjas dhe Astritit.

Në takim të dy u shfaqën shumë të afërt, dhe kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Rrushes.

Rrushja dhe Astriti kishin zhvilluar takim bashkë, ku kjo e fundit kishte shprehur pëlqimin për të, por në anën tjetër Alesja nuk e ka shprehur pëlqimin e saj për shkak të miqësisë mes dy vajzave, e cila ka filluar të kriset mbrëmë.

Rrushja nuk e kishte kuptuar se si kishte nisur afrimiteti i tyre, ndërsa Alesja u shpreh që ata kanë folur edhe në prapaskenë ose me mesazhe.

Ndërkohë në debat ka ndërhyrë edhe motra e Rrushes, Laureta, e cila ironizoi shoqërinë e Alesjas, teksa moderatorja, Bora Zemani e pyeti: Më mirë një qen shoqe sesa një shoqe qen, çfarë ke dashur të thuash?

Pjesë nga biseda e tyre:

Laureta: E kam thënë këtë sepse reagimet Alesias kanë qenë ndryshe dhe ndryshoi komplet si person.

Alesja: Është normale sepse edhe kur thua diçka ndryshe edhe unë do ndryshoj.

Laureta: Çfarë diçka tjetër?

Alesja: I thashë Rrushes që më pëlqen ky djalë, ajo tha që nuk e di kur e pyeti Bora.

Më vonë Rrushja “i kërkoi llogari” Alesjas për mesazhet që ka shkëmbyer me Astritin, duke i rikujtuar shoqërinë që ka me të. Alesja vendosi të tregojë hapur mesazhet e shkëmbyera me Astritin.

Rrushja: I paske shkruar ti “hey ylli”, e para.

Alesja: I kam shkruajtur ku po vinte në takim me mua. Shikoji edhe bisedat në Instagram.

Bora Zemani: Cili është qëllimi që po i tregon këto mesazhe?

Alesja: Për t’ia sqaruar Rrushes që nuk kemi pasur komunikim të fshehtë, sepse po më akuzon që ia kam bërë mbrapa shpine. Dua që Rrushja të jetë e qartë.

Rrushja: Unë nuk jam e qartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco