'Shtatzënë me fëmijën e tij', nëna e Pete habit me deklaratën për Kim!

'Shtatzënë me fëmijën e tij', nëna e Pete habit me deklaratën për Kim!

10:18, 24/03/2022

Lidhja e Kim Kardashian dhe Pete Davidson ka marrë pëlqyeshmëri të madhe të publikut por si duket kanë mbështetjen e plotë edhe të familjarëve.

Nëna e Pete duket e lumtur me lidhjen e djalit të tij madje po pret edhe një nip ose mbesë.

Një komentuese në “Instagram” etiketoi mamanë e komedianit në një foto të Pete dhe Kardashian, dhe shkruante:

“Ajo do të jetë shtatzënë me fëmijën e tij deri në fund të vitit.  [❤️]  @amyymarie118”

Nëna e aktorit të humorit iu përgjigj komentit me entuziazëm, duke shkruajtur:
“yayyyy!“

Fansja, @ariana826, më pas u përgjigj me disa emoji me zemra.

Kim Kardashian vetëm pak javë më parë arriti të divorcohet nga Kanye West pas një beteje të gjatë dhe akuzave publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco