Akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, Gjiko përfundon në Gjykatë

Akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, Gjiko përfundon në Gjykatë

09:54, 24/03/2022

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e artit si Gjiko, ka përfunduar sërish në duart e drejtësisë.

Ai po përballet me një situatë jo edhe aq të mirë pasi mediat kanë zbuluar se këtë të premte (25 mars), do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

 

Reperi akuzohet se ka dhunuar një të mitur, në korrik të vitit 2015. “Front Online” posedon edhe aktakuzën e vitit 2017, sipas së cilës Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve.

 

Akuzat rëndohen edhe më tej, pasi thuhet se ai ka kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Identiteti i vajzës në fjalë nuk dihet.

 

Kjo nuk është hera e parë që Gjiko del para Gjykatës.

Dy vite më parë artisti i njohur shqiptar është gjobitur me 400 euro për armëmbajtje pa leje.

 

Në aktakuzë thuhej se, i pandehuri Gjikolli, në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, kishte në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, armën tip “Pistoletë me gaz” dhe me të ka shtirë në ajër disa herë gjatë një rasti familjar.

Armën ia konfiskoi Policia e Kosovës asokohe, së bashku me dy karikator dhe një fishek me gaz, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco