'Jam e papunë', Kaltrina Mikushnica reagon pasi RTK nuk ia vazhdoi kontratën

'Jam e papunë', Kaltrina Mikushnica reagon pasi RTK nuk ia vazhdoi kontratën

16:49, 23/03/2022

Televizioni publik është në reforma rrënjësore të cilat kanë ndikuar në ndryshime thelbësore brenda strukturës së tij.

E së fundi janë bërë të ditura se 180 kontrata do të ndërprehen nga data 31 mars 2022.

Në mesin e këtyre kontratave të shkëputura ishte edhe prezantuesja e njohur, Kaltrina Mikushnica.

Pas kësaj shkëputje, prezantuesja e ka reguar në mënyrë të qetë dhe me shumë sportivitet.

Ajo përmes një postimi ka informuar publikun e gjerë se është e “papunë”.

“Tretman pas tretmani, kam me iu lodhë sidomos pas muajit mars sepse jam e papunë. Unë bëj pjesë në kontratat me shërbime në RTK që i kanë ndërprerë rreth 300 kontrata. Nuk dyshoj për asnjërin prej tyre sepse shumica kanë gjetur vende të tjera të punës sepse kanë qenë të jashtëzakonshëm në punën e tyre por nuk e di ku ia kanë qitë fundin [menaxhmenti] kësaj pune. Do pushoj për disa muaj, ndoshta hy në punë në ordinancë pediatrike”, ka deklaruar Mikushnica.

Mikushnica moderonte një format me intervista dhe muzikë të titulluar “Dy ditë”, dhe transmetohej në fundjavë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco