Po ia keqpërdorin emrin e djalit, reagon ashpër Bora Zemani

Po ia keqpërdorin emrin e djalit, reagon ashpër Bora Zemani

08:07, 23/01/2022

Bora Zemani vazhdon të jetë ndër personat më të komentuar të javëve të fundit në showbiz-in shqiptar, përshkak të trekëndëshit të formuar mes saj Donaldit dhe Beatrix e jo vetëm.

Fama e madhe ka bërë të mundur ekskpozimin e saj në masë dhe në ditët e sotme ku çdo kush mund të hapë një llogari fallco në rrjete sociale, persona pa identitet i kanë hapur faqe Instagrami djalit të saj të mitur, Arborit duke pretenduar se është ai për ndjekësit. Personi në fjalë jo vetëm që postonte foto, por edhe fliste në emër të tij.

Së fundmi, Bora Zemani ka reaguar e revoltuar ndaj kësaj situate në Instagram.

Këtë veprim moderatorja e ka quajtur “të turpshëm” dhe ka bërë thirrje që adresës ti bëhet report.

Fansat menjëherë I erdhën në ndihmë moderatores dhe faqja u mbyll, por ende ka persona që nuk ndalen dhe rihapin këto faqe.

Siç ndodhi së fundmi me rastin e Borës, ndodhin edhe të afërm të personazheve të tjerë. Gjë që nuk është fare e bukur dhe duhet të raportohen nga të gjithë!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco