Ja kujt i takuan milionat që i la pas këngëtari Prince

Ja kujt i takuan milionat që i la pas këngëtari Prince

14:52, 18/01/2022

Pesë vjet pas vdekjes së tij ka përfunduar beteja ligjore për ndarjen e pasurisë së Prince.

Pasuria e yllit, e cila arrinte në 156.4 milionë dollarë, u luftua nga një numër i trashëgimtarëve të mundshëm, sepse këngëtari i “Purple Rain” nuk la testament.

Ndërsa tani më në fund arritën në një marrëveshje për vlerësimin pasi dhanë vlerësime jashtëzakonisht të ndryshme në fillim.

Prince vdiq nga një mbidozë me fentanil në vitin 2016. Trashëgimtarët e tij u pajtuan dhe beteja ligjore filloi pas vdekjes së tij. Dy prej tyre, vëllezërit e tij, Alfred Jackson dhe John R. Nelson vdiqën në vitet që pasuan.

Administratori do të ndajë në mënyrë të barabartë pasurinë midis tre trashëgimtarëve më të vjetër dhe një kompanie muzikore në New York të quajtur Primary Wave.

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco