Modelja e njohur detyrohet të ndryshojë veshjen në aeroport, arsyeja?

Modelja e njohur detyrohet të ndryshojë veshjen në aeroport, arsyeja?

13:00, 17/01/2022

Modelja dhe influencuesja Olivia Culpo përjetoi siklet kur hipi në një avion të American Airlines.

Punonjësit e linjës ajrore kërkuan që ajo të ndërronte rrobat.

Culpo po udhëtonte për në Meksikë dhe një punonjëse e linjës ajrore i tha asaj se kombinimi i saj i veshjeve - bluzë e zezë, pantallona të shkurtra për çiklizëm dhe triko të zezë - nuk ishte në përputhje me kodin e veshjes së kompanisë - dhe i kërkoi asaj të vishte diçka tjetër.

Menjëherë pas kësaj ngjarje motra e saj Aurora ka hyrë në profilin e saj në Instagram dhe ka reaguar dhunshëm duke shprehur mendimin e saj për ngjarjen.

"Shiko rrobat e saj. Ajo duket e lezetshme, duket e përshtatshme, apo jo? Ata e thërrasin dhe i thonë se duhet të veshë një bluzë ose nuk do të hipë në avion", tha ajo.

Për fat të mirë të Olivias, ajo nuk u desh të vraponte në një dyqan veshjesh aty pranë, por veshi xhupin e partnerit të saj që po udhëtonte me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco