Anwar Hadid fotografohet nën shoqërinë e një femre misterioze

Anwar Hadid fotografohet nën shoqërinë e një femre misterioze

19:24, 15/01/2022

Anwar Hadid dukej i veshur me stil teksa mbërriti në “The Nice Guy” në Hollywoodin Perëndimor i shoqëruar nga një vajzë misterioze, vetëm disa javë pas ‘ndarjes’ me Dua Lipën.

Modeli 22-vjeçar kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtra me një figurë të “Iron Maiden”, të cilën e kishte kombinuar me pantallona të shkurtra blu, shkruan DailyMail.

Pantallonave ai i shtoi një zbukurim me zinxhir, gjersa kishte mbathur një palë këpucë të zeza, dhe mbante një xhaketë ngjyrë bezhë në krah.

Gjatë kësaj daljeje, ai shfaqi një numër tatuazhesh, duke përfshirë atë me tri pika të vogla të zeza nën syrin e tij të djathtë.

Ndërsa motrat e tij supermodele Gigi dhe Bella Hadid kanë vetëm disa tatuazhe, i vogli i familjes ka më shumë se 35 dizajne të përhershme që zbukurojnë trupin e tij.

Atij iu bashkua një shoqe, e cila ishte veshur me pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë me material lëkure.

Ajo hyri pas tij, gjersa kishte të mbathura një palë çizme me lëkurë gjarpri të gjata deri tek gjuri dhe një xhaketë lëkure të zezë.

Anwar është parë vetëm disa herë në publik që kur u zbulua muajin e kaluar se ai u nda me këngëtaren e hitit “New Rules”, pas dy vitesh lidhje.

Çifti nisën lidhje ne tyre në qershor të vitit 2019, por u raportua nga disa media si Deux Moi se ata u ndanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco