Dy moderatoret e njohura 'acarojnë' Arbana Osmanin në spektakël, ja çfarë ndodhi

Dy moderatoret e njohura 'acarojnë' Arbana Osmanin në spektakël, ja çfarë ndodhi

15:48, 15/01/2022

Konkurentja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira mori një surprizë mbrëmjen e të premtes nga dy shoqet e saj, moderatoret e njohura Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca.

Por mikeshat e saj të ngushta, duket se kanë acaruar moderatoren e BBV, Arbana Osmani.

Arbana, e nxitur edhe nga veprimi i Elgit Dodës, që i pëshpëriti në vesh Donald Veshajt kur e takoi më herët gjatë spektaklit informacione nga jashtë, nuk u përmbajt kur Fjoralba i tha Einxhelit se njerëzit e duan dhe e pëqejnë shumë.

Modertorja Fjoralba Ponari i dha një mesazh të koduar Einxhelit sesi po shihet lidhja e saj nga jashtë dhe që të mos ç’fokusohet nga objektivi se përse ka hyrë në Big Brother VIP.

Në këtë moment, ka ardhur edhe ndërhyrja e Arbana Osmanit e cila ndërpreu takimin e vajzave dhe i “dënoi” duke mos i lejuar të takonin DJ Dagzin.

“Jo, Fjoralba, Argjira, takimi juaj perfundon ketu”- tha Arbana.

“T’i jap një këshillë të lutem? Jam shqetësuar shumë nga live i fundit me qëndrimin e Einxhel aty e kuptuam që situata ishte deri diku urgjente e duhej një ndërhyrje e jona me ndihmën e produksionit.

Jam mërzitur shumë që e ke marrë si cënim të krenarisë vendimin e live të fundit ndërkohë që s’ke pse ta marrësh ashtu kur duhet ta marrësëh si një shans të dytë.

Ti e di që konkurentët që kanë dalë kanë qenë të shumtë, do jepnin gjithcka të ishin në vendin tënd.

Të bëhesh më e fortë të bëheh zëri i të gjithë atyre vajzave, ti je gocë e fortë e guximshme që ke synimet e qarta ti e di shumë mirë që natyrat luftarake luftohen nga masa deri kur përqafohen përfundimisht.

Ata oponentët e tu që janë aty brenda, ata të vërtetët se ti e di që me gishtat e një dore numërohen me të njëjtët karakteristikat si të tuat, glorifikohen.

Po të them atë që të kam thënë para se të hysh. Lufta jote është pak më e vështirë, itinerari është me pak më shumë gunga por desitnaconin e meriton po aq sa ata”, i tha Fjoralba Ponari Einxhelit nder te tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco