Bora Zemani fton ish partnerin në festën e ditëlindjes, dalin pamjet

Bora Zemani fton ish partnerin në festën e ditëlindjes, dalin pamjet

11:59, 14/01/2022

Bora Zemani ka festuar për herë të dytë ditëlindjen.

Moderatorja e dashur shqiptare festoi ditëlindjen me 9 janar, por nuk u ndal më kaq.

 

Ajo organizoi mbrëmjen e djeshme një tjetër festë me familjarë e miq, ku mori vëmendje të madhe mediatike.

Disa nga të ftuarit në ditëlindje ishin Xhensila Myrtezaj, Klajdi Haruni, Bruno, Olti Curri, Semi Jaupaj, Olsa Muhameti, Arjan Konomi si dhe shumë konkurrentë të “Për’puthen”.

 

Por, përveç këtyre emrave të njohur për publikun, një nga personazhet që mori vëmendje në ditëlindjen e Borës është edhe ish partneri i saj, Vin Veli me të cilin ka edhe një djalë, Arborin.

Vini ishte dj i mbrëmjes, i cili po argëtohej në ditëlindjen e ish partneres, duke treguar se mes tyre nuk ka pasur vend për hatër mbetje.

 

Kujtojmë se romanca e tyre e dashurisë përfundoi pesë vite më parë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco