Qëndroi vetëm një javë, Valoni është i eleminuari i radhës nga 'BB Vip'

Qëndroi vetëm një javë, Valoni është i eleminuari i radhës nga 'BB Vip'

09:19, 04/12/2021

Valoni është konkurrenti i radhës që është larguar nga Big Brother Vip.

Qëndrimi i tij në shtëpi zgjati shumë pak dhe ai ka qenë më pak i preferuari nga publiku këtë javë.

Valoni hyri në Big Brother Vip vetëm një javë më parë dhe deklaroi që në fillim pëlqimin e tij për Beniadën.

Megjithatë gjërat për të nuk shkuan edhe aq mirë, pasi ka pasur debate të vazhdueshme me Antonelën.

Valoni ka treguar se priste të qëndronte pak më gjatë, por e mirëpret vendimin e publikut.

Ai u shpreh se edhe debati me Antonelën ka ndikuar që ai të dilte dhe e ka kuptuar se ka thënë gjëra që nuk duhej t’i thonte.

Valoni komentoi edhe zërat se mes tij edhe Einxhelit ka pasur një lidhje jashtë dhe i mohoi të gjitha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco