Genta Ismajli nesër zbulon gjininë e binjakëve

Genta Ismajli nesër zbulon gjininë e binjakëve

20:07, 03/12/2021

Një prej këngëtareve më të komentuara për jetën private kohëve të fundit ka qenë, Genta Ismajli.

Kjo edhe për faktin se këngëtarja nga Gjilani dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta po bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja janë në pritje të binjakëve: një djalë dhe një vajzë, ndërsa nesër (e shtunë), ata do të zbulojnë edhe gjininë e tyre.

Këtë lajm këngëtarja përmes një postimi në Instagram, deklaroi se do ta bëjë në kanalin zyrtarë të saj në YouTube.
“Jam shumë e lumtur që nesër do të ndaj me ju në ora 18:00 në kanalin tim zyrtar në Youtube gjininë e femijëve të mi, për herë të parë një emocion që nuk gjej dot fjalë të përshkruaj se si po ndihem unë. Të faleminderit Zot”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e imazheve ku shihet bashkë me partnerin e saj.
 

Genta dhe Usta realizuan një fotosesion unik me fotografin e njohur, Norik Uka, ku këngëtarja shihet e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm duke vënë në fokus barkun e rrumbullakosur, ndërsa pranë saj qëndronte partneri i saj, i veshur në kostum elegant.

 

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Gentës është “Level Up”, që erdhi në fillim të këtij viti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco