Pas trazirave të fundit, Bora Zemani refuzon të prezantojë 'Festivalin e Këngës'

Pas trazirave të fundit, Bora Zemani refuzon të prezantojë 'Festivalin e Këngës'

17:33, 03/12/2021

Para disa javësh në rrjet qarkulloi lajmi se Bora Zemani është një nga emrat pretendent për të qenë një nga preantueset e ‘Festivalit të RTSH-së këtë vit.

Por, ndonëse ende nuk ka ardhur një konfirmim zyrtar nga Bora, duket se situatat që po kalon gjatë këtyre ditëve lidhur me Donaldin e kanë shtyrë të marrë nj vendim.

Ajo ka refuzuar ftesën e drejtuesve kryesor të këtij festivali dhe nuk do të jetë pjesë e kastit të prezantuesve.

Ndërkohë, nga ana tjetër Donaldi së bashku me Beatriksën po shijojnë para publikut puthjet e nxehta mes tyre dhe Bora ende nuk ka reaguar.

“Kryefjala.com” ka bërë me dije se moderatorja Bora Zemani ka refuzuar së fundmi të jetë prezantuese në Festivalin e RTSH-së dhe e vetmja arsye që na shkon në mendje është për faktin që t’i qëndrojë sa më larg angazhimeve në ekran këto kohë për shkak të “trazirave”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco