Arjani plot vlerësime për Borën: 'Je prezantuesja më e mirë'

Arjani plot vlerësime për Borën: 'Je prezantuesja më e mirë'

20:50, 01/12/2021

Sot gjatë puntatë së ‘Për’puthen’, Arjani nuk i ndali komplimentet ndaj Borës në fillim të emisionit.

Pasi ajo e përshëndeti, ai i shprehu gjithë dashamirësinë si rrallë herë më parë.

"Je bërë shumë elegante sot me këtë veshje. Të shkon shumë dhe në këto ditë që janë me atmosferë të zymtë, që ka filluar i ftohti, që është si shi, kanë filluar gripërat, ti rrofsh që na jep energji pozitive. Të kemi prezantuesen më të mirë në Shqipëri. Një duartrokitje të fortë.”,- Arjani.

Bora e falenderoi shumë.

Kujtojmë se edhe Olsa Muhameti, autorja e Për’puthen e mbështeti Borën.

Edhe pse nuk përmend Donaldin, duket se pas postimit të saj fshihet një mesazh për të.

“Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurtë dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë”, shkruan ajo në Instastory.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco