Çmimi ‘Oscar’ ia ndryshoi jetën fituesit më të ri

Çmimi ‘Oscar’ ia ndryshoi jetën fituesit më të ri

13:52, 30/11/2021

Në filmin e Roman Polanskit, aktori Adrien Brody luajti rolin e Vladislav Spielman, një pianist hebre që i mbijetoi mrekullisht shkatërrimit të getos së Varshavës në Luftën e Dytë Botërore.

Marrja e statujës së artë nga Brody, do të mbahet mend për puthjen të cilën Adrien i gëzuar ia dha koleges së tij, Halle Berry e cila ia dorëzoi çmimin.

Për rolin e filmit “Pianist”, Adrien Brody u izolua nga të gjithë, shiti apartamentin dhe makinën e tij, u nda me të dashurën e tij, u transferua në Poloni, ku luftoi gjatë me urinë, duke humbur kështu deri në 15 kilogramë dhe mësoi të luante në piano kompozime nga Chopin.

Pas rolit të tij në atë dramë historike dhe fitimit të çmimit Oscar, ai ra në depresion dhe një nga gjërat që e ndihmoi në ato momente ishte piktura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco