Një javë para dasmës, Paris Hilton ndryshon pothuajse çdo gjë të organizuar

Një javë para dasmës, Paris Hilton ndryshon pothuajse çdo gjë të organizuar

13:48, 06/11/2021

Një javë para dasmës, Paris Hilton ka ndryshuar gjithçka lidhur me organizimin e ceremonisë, por jo vetëm kaq.

Një burim pranë “Page Six” ëshët shprehur se nusja e ardshme ende nuk e ka ndarë mendjen lidhur me fustanin dhe po mendon nëse do të markës “Valentino” apo “Oscar La Renta”.

Gjatë kësaj jave ajo u fotografua në dyqanin “Valentino” në Nju-Jork së bashku me motrën e saj, Nicki Hilton.

Megjithatë, për fat të mirë disa nga gjërat janë vendosur si për shembull: shoqëruset e nuses të cilat thuhet se janë të gjitha anëtare ë familjes, do të veshin fustane rozë të personalizuar nga “Alice + Olivia”, e preferuara e Paris dhe motrës së saj, Nicki.

Ndërsa Nicki do të jetë shoqëruesja e nderit, shoqërueset e nuses do të jenë motra e dhëndrit Carter Reum, Halle Hammond; Tessa, gruaja e vëllait të Parisit; vajza e Kim Richards, Ëhitney Davis dhe vajza e Kyle Richards, Farrah Aldjufrie.

Dasma do të zhvillohet në pronën e gjyshit të saj të ndjerë, Barron në Bel-Air dhe do të zgjasë plot tre ditë.

“Ndryshoi rreth një javë më parë. Ka ndryshuar disa herë”,- tha një burim. “Fillimisht, ata do të martoheshin në kishë, por e ndërruan vendin rreth një javë më parë.“,- shtoi ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco