Klaudia Pepa zbulon nëse do pranonte të shfaqej NUDO para kamerave!

Klaudia Pepa zbulon nëse do pranonte të shfaqej NUDO para kamerave!

09:26, 20/10/2021

Klaudia Pepa prej disa vitesh është transferuar në Itali, aty ku po jeton dhe po zhvillon karierrën e saj.

Balerina shqiptare u bë mjaft e famshme për publikun e vendit fqinj kur mori pjesë në spektaklin “Amici” dhe arriti të kalojë shumë faza.

Ajo shpesh herë është komentuar edhe për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Përveç baletit, Pepa arriti që të bëhet pjesë edhe e aktrimit. E sigurisht që ajo ndihet mjaft e lumtur për faktin se është bërë pjesë e kinemasë italiane.

E pyetur nga revistaclass nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e aktrimit, Klaudia tha: “Jam apasoniuar dhe kam gjetur shumë elementë të përbashkët me eksperiencën si balerinë dhe, me siguri, projekti që do të vijë do të jetë një gërshetim perfekt mes baletit dhe aktrimit”.

Aktorja u pyet gjithashtu nëse do të pranonte të luante një film erotik e të shfaqej nudo. Përgjigja e saj ishte: “Nuk jam fanse e filmave të tillë dhe, me siguri, nuk besoj se do të jem pjesë në të ardhmen. Nudo, varet nga konteksti, por nuk kam komplekse”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco