Mariglen Çika, DJ që do të na përfaqësojë në 'UNTOLD' 2022

Mariglen Çika, DJ që do të na përfaqësojë në 'UNTOLD' 2022

20:49, 02/10/2021

Maringlen Çika, do të jetë DJ i parë shqiptar që do të përfaqësojë vendin tonë në festivalin “UNTOLD 2022” që do të zhvillohet në Rumani.

Një i ri plot talente, premtues për të na nderuar. Studimet i ka përfunduar për Elektronikë. Ai njihet për publikun si producent, kërcimtar e instrumentist e DJ. Gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në disa talent show në Shqipëri. 

Çika thotë se në Rumani, gjatë performacës do të luajë edhe muzikë shqiptare, të miksuar me atë elektronike.

Image

Më tej, 28-vjeçari i lindur në Tiranë, tregon se kjo ka qenë një ëndërr e tij, që shumë shpejt do të bëhet realitet. Së fundmi, Maringlen Çika ka publikuar edhe në platformat e njohura si Spotify, Your Tube, Deezer dhe ITUNES përmbledhje muzikore, ku ka patur shikime nga vende të ndryshme.

Gjithashtu, i riu shpreh gatishmërinë për të na përfaqësuar në mënyrën më të mirë, dhe shpreson të marrë çmime. Siç thotë ai, në këtë festival kanë marrë pjesë më parë emra shumë të njohur. 

Image

“Jam i lumtur që do përfaqësoj vendin tim në një festival DJ Europian ku kanë marrë pjesë më parë Armin van buuren, Avicii, David Gueta dhe Dimitri Vegas. Kjo është një sfidë e madhe për mua por edhe një ënderr që më në fund do të bëhet realitet. Uroj që kjo pjesëmarrje të jetë vetëm hapi i parë në arenat ndërkombëtare dhe gjithashtu shpreh dëshirën të jem pjesë e fesitvaleve botërore në vitet në vijim. Po përgatitem fort dhe me ide të reja për festivalin “UNTOLD 2022” ku po mendoj që pjesë në performancën time si DJ të luaj edhe fragmente të muzikës shqip të miksuar me atë elektronike. Sigurisht për këtë detaj do konsultohem edhe m e kolegët dhe producentë profesionistë në Shqipëri për të korrur rezultate sa më të larta dhe pse jo të kthehem edhe fitues i ndonjë prej çmimeve në Rumani”, thotë Çika. 

Image

Çfarë është UNTOLD FESTIVAL?
UNTOLD është festivali më i madh i muzikës elektronike i mbajtur në Rumani, që po zhvillohet në Cluj-Napoca në Cluj Arena.

Ky festival është i përvitshëm, dhe është cilësuar si një nga festivalet më kryesore të Europës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco