Demi Rose provokon sërish imagjinatën e ndjekësve

Demi Rose provokon sërish imagjinatën e ndjekësve

14:42, 02/10/2021

Rrjetet sociale të modeles Demi Rose janë të mbushura me fotografi që i tregojnë asaj linjat trupore.

Së fundmi, Demi pozoi pothuajse e zhveshur për të gjithë fansat e saj në Instagram, shkruan “Daily Mail”.

Modelja 26-vjeçare pozoi e veshur me një fustan të tejdukshëm, i cili kishte një të çarë që fillonte nga gjoksi bombastik i Demit e deri tek këmbët.

Zeshkanja pozoi me njërën këmbë të nxjerrë para tjetrës dhe njërën dorë e kaloi tek flokët që i kishte lënë lëshuar.

Ajo e kombinoi fustanin me një palë sandale të bardha dhe kishte aksesorë të vegjël në mënyrë që vëmendjen më të madhe ta tërhiqte veshja e saj.

Fustani i tejdukshëm i tregonte trupin, të cilin çdo vajzë do të dëshironte ta kishte.

Vetëm disa ditë më parë, modelja pozoi topless në plazh, teksa qëndronte e ulur në një shezlong.

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco