Zbulohet edhe konkurrentja e dytë e 'Big Brother Albania VIP'

Zbulohet edhe konkurrentja e dytë e 'Big Brother Albania VIP'

15:18, 15/09/2021

Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Albania VIP”, pas ndërprerjes 4-vjeçare të programit.

Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, do zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët.

Faqja zyrtare, ka postuar pak minuta më parë videon e radhës, ku shfaqet një vajzë e veshur mjaft elegante. Ajo është me kurriz dhe nuk i vihet re fytyra.

Megjithatë, në media rozë përflitet se mund të jetë këngëtarja, Semi Jaupaj.

Semi ka marrë pjesë në spektaklin “Star Academy”, në “Top Fest” dhe “Festivalin e RTSH-së”. Në vitin 2014-të ka qenë finaliste në “The Voice of Albania”.

Pak ditë më parë, u postua po ashtu një video e konkurrentes së parë, që i bëri të gjithë të dyshonin se e përzgjedhura ishte këngëtarja Sheila Haxhiraj.

Megjithatë nuk ka pasur ende asnjë konfirmim zyrtar nga “Big Brother Albania”.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco