VIDEO/ Billie Eilish shpërfill prezantimin e Jlo në ‘MTV’

VIDEO/ Billie Eilish shpërfill prezantimin e Jlo në ‘MTV’

22:30, 13/09/2021

Jennifer Lopez surprizoi të pranishmit dhe fansat kur u shfaq papritur në ceremoninë e ndarjes së çmime “MTV Video Music Awards”.

Por sipas shumë njerëzve në rrjete sociale, një person nuk u duk fort i emocionuar për J.Lo, Billie.

 

Disa përdorues të “Twitter” shpërndanë me shpejtësi një moment kur Jennifer hyn në skenë dhe siç dikush shkroi, Billie ishte “Mariah Not Careying” (duke iu referuar deklarates të Mariah Carey-t ku tha se nuk e njeh kush është J.Lo).

Disa përdorues të tjerë shpërndanë të njëjtin moment duke pyetur nëse ka ndonjë konflikt mes tyre.

 

Momenti është me të vërtetë i çuditshëm. Asnjë reagim. Në dukje një mospërfillje.

As një përkushtim i vogël për të duartrokitur. Por ka gjasa të mos bëhet fjalë për ndonjë konflikt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco