“Met Gala” do të mbahet këtë vit për dallim nga viti i kaluar që u anulua për shkak të pandemisë.
Çdo vit, tema e gala-s ka ndërlidhje me ekspozitën.Për herë të parë, ekspozita do të ketë dy pjesë – që do të thotë dy Met Galas brenda 12 muajsh.
Met Gala 2021 do të zhvillohet sot më 13 shtator.Në mënyrë tipike, gala zhvillohet të hënën e parë të majit, por për shkak të pandemisë koronavirus, u bënë disa ndryshime në planifikim.
Për të kompensuar gala-n e anuluar të vitit 2020, në fakt do të ketë dy ngjarje: gala më 13 shtator dhe një tjetër të hënën e parë të zakonshme të majit.
Tema e Met Gala të këtij viti është “Në Amerikë: Një leksik i modës”, duke nderuar 75 vjetorin e Institutit të Kostumeve dhe duke festuar modën moderne amerikane.
Derisa faqja zyrtare e “Met Gala 2021” në instagram ka bërë të ditur personazhet e parë që kanë konfirmuar paraqitjen e tyre në karpetin e kuq.
Derisa në listën e dytë ishte edhe emri i Kylie Jenner, më vonë lista pësoi ndryshime duke bërë me dije se Kylie këtë vit nuk do të jetë pjesëmarrëse.
Theksojmë se Rihanna do të organizojë mbrëmjen e Met Gala, kështu që ka të ngjarë që ajo të shfaqet në tapetin e kuq./
© SYRI.net