Gazetarët e njohur bëjnë deklaratën e papritur, ja kush ja ka dhuruar shtëpinë Dua Lipës në Jug të Shqipërisë

Gazetarët e njohur bëjnë deklaratën e papritur, ja kush ja ka dhuruar shtëpinë Dua Lipës në Jug të Shqipërisë

18:27, 12/09/2021

Para disa muajsh, Dua Lipa së bashku me familjen e saj erdhi në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushimi.

Ajo kaloi thujase pjesën me të madhe të kohës në Jug të vendit, nga ku na ka servisur foto dhe video të mrekullueshme.

Por, si duket ardhja e këngëtares është shoqëruar me surpriza të mëdha.

Gazetarja, Lotilda Harka teks aishte e ftuar në programin “Rudina’ zbuloi një lajm të mbajtur deri më tani sekret.

Harka tregon se në fakt këngëtarja me famë ndërkombëtare ka një shtëpi në jug të Shqipërisë, që prej vitit të shkuar.

“Nuk ishte kaq surprizë në fakt, sepse që verën e kaluar, kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar.

 Siç duket një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve… i kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën sepse normal që edhe të huajt do e shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm.

Ndërsa, gazetari Eraldo Rexho shtoi:  “Mora vesh që një tjetër shtëpi është dhuruar në një zonë tjetër të jugut të Shqipërisë, po prap gjatë kësaj vere. Me siguri deri në fund të këtij viti, Dua do ketë shtëpi në çdo qytet shqiptar”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco