Enca Haxhia bëhet nostalgjike, këngëtarja publikon foto nga fëmijëria

Enca Haxhia bëhet nostalgjike, këngëtarja publikon foto nga fëmijëria

10:34, 05/09/2021

Enca Haxhia është gjithmonë shumë aktive në rrjette e saj sociale ku publikon foto nga përditshmëria si dhe projektet e saj muzikore.

Ditën e djeshme, këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka vendosur që të ndajë me fansat në llogarinë e saj në Instagram një foto të vjetër nga fëmijëria.

Në të, artistja shihet me flokë shumë të shkurtër, e veshur me një bluzë portokalli dhe me një palë vathë në formë rrethi të vogël.

Buzët e plota dhe tiparet e tjera duket se nuk kanë ndryshuar tek Haxhia.

Krahas këtij imazhi, Enca shkroi “Ruensa gjithmonë ka qenë më e bukura”. Më pas, ajo ripublikoi të njëjtën foto për t’i marrë një mendim fansave: “A duhet t’i pres flokët sërish të shkurtra?”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco