I famshmi Jan Miller martohet fshehurazi 60 vjeç!

I famshmi Jan Miller martohet fshehurazi 60 vjeç!

10:05, 04/08/2021

U martua fshehurazi! Aktori John Corbett, 60 vjeç, i famshmi Jan Miller i filmit “Dasma ime greke”,  ka treguar se ai është martuar me bjonden bombastike Bo Derek, 64 vjeçe, tetë muaj më parë: "Pas 20 vitesh bashkë, ne bëmë martesën"

Kështu, John Corbett dhe Bo Derek u martuan fshehurazi vitin e kaluar.

Aktori, 60 vjeç, e dha lajmin ndërsa ishte në emisionin “The Talk” të martën, martesë me bionden mahnitëse 64-vjeçare, e cila njihet më së shumti si bukuroshja ekzotike e plazhit nga filmi 10 i 1979.

“Aty afër Krishtlindjeve, Bo dhe unë u martuam, " tha aktori që po promovonte rolin e tij si Grady Bello në shfaqjen televizive Rebel.

John gjithashtu i tregoi prezantuesit edhe unazën e tij të dasmës teksa kishte veshur një bluzë të zezë dhe shfaqte një buzëqeshje të madhe.

"Ne u martuam, dhe kjo është ndoshta hera e parë - ne jemi njerëz shumë privatë, nuk kemi bërë një njoftim," shtoi aktori, i cili gjithashtu është shfaqur në serialin “Sex And The City”.

'Të gjithë miqtë dhe familja jonë e dinin. Por kjo është hera e parë që ndonjëri prej nesh ka thënë diçka publikisht në lidhje me të, sepse me të vërtetë që nuk kemi pasur mundësi. Pas 20 vitesh vendosëm të martoheshim. Ne nuk donim që viti 2020 të ishte vititqë të gjithë e urrejnë ... le të nxjerrim një gjë të bukur prej tij, 'tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco