Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Gold Ag feston sot 35-vjetorin e lindjes.
Me këtë rast ai ndau në rrjete sociale një fotografi për ndjekësit e tij ku shihet krah nënës , bashkëshortes dhe të djalit të tij Gueril.
"Faleminderit Zoti im për të mirat e panumërta, që edhe po të dua ti numëroj nuk do të mundem kurrë. Sot 35 vite jetë! "ELHAMDULILAH”-shkruan këngëtari.
Mirëpo, urimin më të veçantë ai e mori nga bashkëshortja e tij, Ermira e cila ka publikuar disa foto të reperi së bashku me vogëlushin e tyre.
“Urime ditëlindjen dashni. Babi më i miri.”, ka shkruar ajo krahas fotove.
© SYRI.net