Na paska gënjyer? Ami zbulon rolin e djalit në serialin e ri të Ermal Mamaqit

Na paska gënjyer? Ami zbulon rolin e djalit në serialin e ri të Ermal Mamaqit

12:44, 12/07/2021

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një nga çiftet më të famshme të shoëbizit shqiptar.

Prezantuesja dhe sipërmarrësja e njohur ishte sot e ftuar në rubrikën “N’fermë” me Mariana Kondin, ku përveç projekteve të saj personale foli edhe për ato të bashkëshortit.

 

Teksa u prek tema e serialit të tij të ri “H.O.T”, Ami zbuloi edhe rolin e djalit të tyre Joel në këtë projekt. Duke qenë se vajza e tyre Sia është ende e vogël, ai është i vetmi që ka treguar interes në aktrim, siç ka bërë edhe më herët kur ka qenë pjesë e filmit “I love Tropoja”.

 

Ami ka treguar se Joeli ka qëndruar gjithmonë në ‘backstage’ gjatë xhirimeve të serialit të Ermalit dhe ai mban “çakun” mes skenave.

“Joelin e kemi më të integruar në fushën e aktrimit, e di ti e ke parë. Është i interesuar dhe ka qejf të rri në ‘backstage’. Tani te xhirimet e Ermalit mban ‘çakun’. Po e tërheq më shumë pjesa e ‘backstage-it’ se sa ajo përpara”, është shprehur ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco