Megan Fox provokon përsëri ish-burrin e saj në Instagram

Megan Fox provokon përsëri ish-burrin e saj në Instagram

15:37, 07/07/2021

Megan Fox befasoi publikun me një koment poshtë fotos në Instagram të ish-burrit të saj Brian Austin Green, me të cilin nuk u nda miqësisht.

Ylli i "Transformers" dhe filmit "The Body of Beautiful Jennifer" reagoi ndaj fotografisë në të cilën Green po puth të dashurën e tij të re Sherna Burges.

Green shkroi poshtë fotos: "Ka kaluar shumë kohë që kur kam qenë me dikë me të cilin me të vërtetë mund të ndaj jetën time".

Fox, e cila u divorcua nga aktori i "Shtëpiake të Dëshpëruara" në Nëntor të vitit të kaluar, komentoi: "Unë jam mirënjohëse Sharna", dhe vuri një zemër të purpurt pranë shkrimit.

Kujtojmë se çifti ishte i martuar për dhjetë vitet e fundit.

Fox e fshiu shumë shpejt komentin, por natyrisht, nuk i munguan fansat e shumtë që e ekranizuan, kështu që ai koment mbeti i pavdekshëm në internet.

 

Shumë fansa mendojnë se Megan ishte sarkastike në koment, ndërsa disa prej tyre mendojnë se ajo mund të jetë vërtet e lumtur.

E dashura e re e ish-burrit të aktores injoroi komentin e saj, por e la mesazhin e saj poshtë fotos.

"Nuk mund ta imagjinoj ta ndaj jetën time me askënd tjetër. Të dua ”, shkroi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco