'Lufta' e heshtur e artistëve shqiptarë përmes bashkëpunimeve

'Lufta' e heshtur e artistëve shqiptarë përmes bashkëpunimeve

12:52, 07/07/2021

Verën e këtij viti e kanë pritur me padurim.

Kjo se, pas një pandemie që po vazhdon akoma, jo me të njëjtin efekt, artistët shqiptarë janë përgatitur t’i rikthehen punës që e kanë bërë tash e sa vjet, shkruan Syri Kosova.

Koncertet, apo edhe pjesëmarrja e tyre në dasma, u sjell atyre shumë të ardhura, pasi, shifrat që fitojnë në këto evente janë të majme.

Mirëpo, padyshim se në koncerte, këngëtarët duhet të sjellin këngë të reja.

Nga ana tjetër, duke qenë se artistët e rinj kanë nisur dominimin e tregut muzikor, ata që janë me vite të tëra në treg, duket se e kanë ndjerë ‘rrezikun’ dhe janë bashkuar për duete.

Një nga duetet që nuk është pritur fare, është ai mes Getoar Selimit dhe Stines. Dyshja nuk është se kanë gëzuar një raport aq miqësor saqë të pritej një bashkëpunim i tyre.

Sidoqoftë, kënga mes Getit e Stinës nuk është se mori ndonjë jehonë të madhe.

Të kthehemi pak te duetet e fundit të lansuara, shkruan Syri Kosova.

Kida, Butrint Imeri dhe Ledri Vula janë tre emrat thuajse më të dashur për publikun. Ata janë bërë bashkë dhe kanë sjell një trio-projekt, të titulluar ‘Dale’. Kënga u pëlqye shumë nga publiku, duke kaluar miliona klikime për pak ditë në Youtube.

Nga ana tjetër, Ledri një këngë të përbashkët e ka lansuar edhe me Majkun dhe me këngën ‘Marr’ kanë marrë zemrat e publikut.

Duet kanë sjellur edhe artistët tjerë, ndër ta, Tayna me Azetin. Reperja më e dashur në Kosovë dhe reperi që famë ka edhe në Gjermani, janë bërë bashkë për këngën ‘Ti Harro’ që rezultoi mjaft e suksesshme. Tayna këngë ka sjell edhe me një artist ndërkombëtar L’Algerino.

Gjiko është tjetër emër që verën e ka nisur me bashkëpunime. I pari është me Ermal Fejzullahun, ndërsa, kënga e dytë e lansuar së fundmi nga ai është ajo me Norën dhe Melindën, me të cilat ka vjedhur idenë e klipit të David Guttes, Nicki Minaj e Bebe Rexhës, të këngës ‘Hey mama’.

Sidoqoftë, verën me bashkëpunim e ka nisur edhe Lumi B. Lumi njëherë bashkëpunoi me Xhensila Myrtezaj, e më pas me një artist jo shumë të njohur, i quajtur Bardhi. Që të dy këngët e tyre, po klikohen nga publiku, por, jo me ndonjë volum të madh dëgjueshmërie.

As emri i Capital T-së nuk mungon në këtë listë. Ai bashkë me Kiddën u kanë bërë ‘Magji’ ndjekësve me projektin që lansuan, pasi, kënga e tyre u pëlqye nga publiku.

Mozzik dhe Loredana janë dy emra të dashur për publikun, të cilët pos që i janë rikthyer njëri-tjetrit, u janë rikthyer edhe fansave me disa këngë të reja që po dëgjohen.

Pa duete e bashkëpunime trio nuk kanë mbetur as artistët nga Shqipëria, e ndër më i dëgjuari po del të jetë kënga ‘Nina’ mes Florit, Klajdit e Brunos, duke lënë më pas Alban Skenderaj me Elgit Dodën.

Si do që të jetë, në skenë këtë verë ka pasur edhe bashkëpunime tjera, por, të lartpërmendurat janë më të dëgjuarat e momentit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco