Çfarë ka vendosur Tayna lidhur me koncertet e saj këtë verë?

Çfarë ka vendosur Tayna lidhur me koncertet e saj këtë verë?

12:21, 07/07/2021

Këngëtarët shqiptarë, pas një viti pauze për shkak të pandemisë Covid-19, ditët e fundit me hapjen e  sezonit veror kanë filluar të planifikojnë datat për koncertet e tyre.

Duke respektuar të gjitha masat anti-covid, personat të cilët mund të marrin pjesë në koncerte janë me numër të limituar.

Megjithatë disa këngëtarëve duket se nuk ju ka pëlqyer ky fakt, pasi numri i personave të cilët duan të marrin pjesë në koncert është më i madh se ai i vendosur.

Para disa ditësh, Taynës i anuluan koncertin dhe për këtë arsye ajo ishte shumë e irrituar lidhur me vendimin në fjalë.

Në një intervistë për “Ekspress rozë”, menaxheri i saj, Rinor Hykolli, ka thënë se nuk beson që ajo do ti mbajë koncertet këtë verë.

“Në këto kapacitete që janë të lejuara, nuk besoj që do të performojë ”, tha ai.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco