Italianët mbeten ‘gojë hapur’ nga Klaudia Pepa/ Më ‘e nxehtë’ se kurrë në videoklipin e artistit të njohur

Italianët mbeten ‘gojë hapur’ nga Klaudia Pepa/ Më ‘e nxehtë’ se kurrë në videoklipin e artistit të njohur

18:09, 11/06/2021

Balerina shqiptare Klaudia Pepa po korr sukses të madh në shtetin italian.

Ajo jeton dhe punon prej vitesh në Itali dhe për një kohë të gjatë suksesi ka qenë i garantuar për Kludian.

 

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e videoklipit të artistit italian Aka7even, i cili u bë shumë i njohur nga spektakli “Amici”, në të cilin edhe Klaudia ka konkurruar si balerinë.

 

Aka7even ka publikuar këngën e tij më të re, e cila u kthye menjëherë në trend në rrjete sociale dhe tashmë renditet si kënga më e mirë e verës së 2021-it.

Videoklipi është veror, tipik për ditët e nxehta të verës dhe protagonistja kryesore në të është Klaudia Pepa.

 

Balerina bukuroshe nuk ka kaluar pa u vënë re dhe të gjitha mediat italiane i kanë kushtuar nga një artikull special pjesëmarrjes së saj në videoklip.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco