U zgjova pas 21 ditësh në koma dhe pyeta 'Ku jam'/ Bujar Qamili flet për luftën me Covid -19

U zgjova pas 21 ditësh në koma dhe pyeta 'Ku jam'/ Bujar Qamili flet për luftën me Covid -19

11:13, 23/03/2021

Mëngjesin e sotëm, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv në një lidhje më Skype, ishte këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili.

Bujari foli për një periudhë aspak të lehtë të jetës së tij, ekperiencën e tij me Covid-19.

Ai ndër të tjera tregoi se gazetat kanë abuzuar paska me këtë fakt.

Buajri tha se vuan nga veshkat dhe duket se kjo gjë e ka vështirësuar edhe me shumë  luftën e tij me Covid-19.

"Të jem i sinqertë , 21 ditë unë kam qëndruar në koma, kisha një kolaps trupi dhe për 21 ditë nuk e kam ditur se ku jam. Pas 21 ditësh jam zgjuar dhe kam pyetur: Ku jam?’"

Bujari gjithashtu foli dhe për jetën e tij muzikore

'Unë në skenë kam hypur që në moshën 14 vejç, kur isha në atë moshë, mbaj mend fjalët e të madhes Vaçe Zela kur më tha: Po nuk pate emocione mos dil në skenë.  Pra domethënë që emocionet e skenës nuk largohen kurrë.

I pyetur nga moderatori, Flavio Qarri, në lidhje me ndonjë projekt të ri, Bujari tregoi:

Kam dy projekte të reja të cilat do t'i sjell shumë shpejt,  njëra është një këngë tifozërie dedikuar skuadrës së Vllaznisë, dhe një këngë tjetër shumë interesante është në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Shkëlzen Jetishi ‘Sa pa fat’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco